Lajmet e fundit

Kreu i organizatës së veteranëve të luftës në rajonin e Dukagjinit, Abdyl Mushkolaj, është i lumtur që priti këtë ditë, pasi vetë kishte qenë pjesë e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës e më vonë edhe e TMK-së.
Ndërsa, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, këtë festë ia kushtoi në veçanti komandantit të UÇK-së në zonën operative të Dukagjinit, Ramush Haradinajt, njofton Klan Kosova.
Ngjarja e zhvilluar në Kuvend ka emocionuar shumë edhe mjekët e luftës, që thonë se u munduan të shërojnë plagët e luftëtarëve të lirisë.
Përveç drejtuesve komunalë e përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta, pjesë e festës së formimit të ushtrisë ishin edhe shumë qytetarë.
Kronikë nga Rina Mujku