Lajmet e fundit

Një person nga Deçani i ka harrur nënën dhe babain e tij.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, ku pas sulmit viktimat morën trajtim mjekësor dhe u liruan për në shtëpi, përcjell Klankosova.tv.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se djali që rrahu prindërit është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij duke iu shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë liruar për në shtëpi”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendër të mbajtjes.