Lajmet e fundit

Policia raporton se në Deçan ka arrestuar një të dyshuar që ushtronte dhunë vazhdimisht ndaj gruas së tij, njofton Klan Kosova.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K/Shqiptare”, shkruhet në raportin e Policisë.
Pas intervistimit viktima është dërguar në vend të sigurt, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.