Ekipi i Granit Xhakës, Bayer Leverkusen, ka shënuar fitore bindëse ndaj kundërshtarit holandez, Feyenoord, në ndeshjen e parë të formatit të ri të Ligës së Kampionëve.
Të katër golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë, dhe të gjitha ishin për Leverkusenin.
Vendësit nuk arritën të bënin asgjë në 45 minutëshin e dytë, përpos një goli të anuluar për pozitë jashtë loje.
Kjo ishte paraqitja e parë e Leverkusenit në Champions nën Xabi Alonson. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.