Lajmet e fundit

Asociacioni i Paktit Atlantik i rinisë së Kosovës së bashku me Kolegjin “Universum” kanë organizuar një debat të hapur lidhur me transformimin e FSK-së dhe ndikimin e saj në sigurinë kombëtare dhe rajonale.
Pjesë e panelit të këtij debati ishin njerëz që dhanë kontribute në fushën e sigurisë.
Ish-komandanti Kadri Kastrati, tregoi punën e bërë për transformimin e FSK-së në ushtri dhe tha se asgjë nuk do e pengojë formimin e ushtrisë.
Deputeti nga AAK-ja, Ahmet Isufi, pohoi se nesër do të votohet unanimisht për formimin e ushtrisë dhe se ky do të jetë institucioni më kredibil në vend.
Deputetja e PDK-së njëherit anëtare e Komisionit të Sigurisë, Ganimete Musliu, tha se ky vendim nesër do të mbështetet edhe nga minoritetet, përveç serbëve që janë kundër këtij vendimi.
Musliu shtoi se transformimi i FSK-së do e kompletojë shtetësinë e vendit, përderisa shprehu keqardhje për ish-komandantin, Sylejman Selimi, që nuk mund të jetë pjesë e kësaj ngjarje.
Ndërsa, ish ambasadori i Kosovës në Austri, Sabri Kiqmari, u bëri thirrje të gjithë përfaqësuesve politik që t’i marrin me seriozitet deklaratat e përfaqësuesve të BE-së, edhe të atyre që janë kundër vendimit për formimin e ushtrisë.