Lajmet e fundit

Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në Prishtinë në bashkëpunim me CiviKos-in organizojnë panelin diskutues mbi transparencën dhe llogaridhënien e fondeve publike për organizatat e shoqërisë civile.
Qëllimi i kësaj ngjarjeje është të kontribuojë në debatin e vazhdueshëm lidhur me efikasitetin e fondeve publike të shpenzuara deri tani dhe përpjekjet për të ndërtuar një sistem që do të siguronte që mbështetja financiare e qeverisë për organizatat e shoqërisë civile të bëhet në mënyrë transparente, transmeton Klan Kosova.