Në një seancë të jashtëzakonshme, opozita e kritikoi pushtetin se e shtrenjtoi energjinë, teksa qeveria tha se kosovarët paguajnë rrymën më së liri në rajon.
Kryedeputeti i PDK-së, Arian Tahiri, që bashkëinicioi këtë seancë, i kërkoi ekzekutivit të ndërpresë lojën politike me çmimet e energjisë elektrike, raporton Klan Kosova.
Edhe për LDK-në, ekonomia e Kosovës nuk mund të drejtohet nga ato që i quajnë rrena.
Për të parën e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, hipotezat e ngritura nga minoranca nuk qëndrojnë.
Më i ashpër për Qeverinë Kurti, qe kreu i AAK-së.
Veçse kjo ashpërsi, Ramush Haradinajt i kushtoi me tërheqjen e vërejtjes nga kryetarja e parlamentit, Albulena Haxhiu.
Diskutimi mori kahe tjetër, kur deputeti i VV Ejup Ahmeti, aludoi për një biznes familjar të Hykmete Bajramit të LDK-së, e cila e kundërshtoi ashpër, duke i shkuar deri te ulësja.
Në këto punime mungoi gati i gjithë kabineti qeveritar, me në krye Albin Kurtin.
Detajet i gjeni më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=fxJV24pJUHE
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.