Lajmet e fundit

Greva e mësimdhënësve ka vazhduar edhe sot, njofton Klan Kosova.
Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës ka thënë se edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mbështet grevën e mësimdhënësve, por që, sipas tij, ministrit Shyqiri Bytyqi nuk ia lejon posti që të dalë publikisht dhe ta thotë këtë.
Këto komente kreu i SBASHK-ut i bëri pas takimit me mësimdhënësit e shkollës fillore “Elena Gjika”, në Prishtinë.
Në këtë takim me mësimdhënës, Jasharaj po ashtu deklaroi se greva do të përfundojë vetëm në momentin kur të plotësohen kërkesat e tyre dhe se, sipas tij, çdokush që tenton t’i bëjë presion apo t’i kërcënojë grevistët, SBASHK-u do të ndërmarrë hapa konkretë dhe do të bëjë kallëzim penal.
Kronikë nga Dafina Jegeni Krasniqi