Lajmet e fundit

Ambasadori zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet dy ditë më parë ka kritikuar autoritetet kosovare lidhur me pagesat e veteranëve të rrejshëm.
Kjo deklaratë e tij nxiti reagime por edhe mori mbështetje nga homologët e tij nga shtete si: Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania.
Të tre të dërguarit e këtyre vendeve: Ruairí O’Connell, Didier Chabert dhe Christian Heldt theksuan se ndajnë të njëjtin mendim me ambasadorin zviceran.
Pikërisht çështja e mesazheve të diplomatëve të huaj në vendin tonë do të trajtohet edhe në edicionin e sotëm të Info Magazine.
Të ftuar në studio për të folur për këtë temë janë: Nasim Haradinaj - nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe avokati Tomë Gashi.
Ndiqeni me fillim në orën 17:30.
Mos e humbisni.