Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, do të zhvillojë një bashkëbisedim me gazetarët lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe debatet brenda qeverisë e mazhorancës.
Në orën 12:00, Meta pritet të flasë nga selia e LSI-së për largimin e Ylli Manjanit nga detyra e ministrit të Drejtësisë dhe zëvendësimin e tij me Petrit Vasilin. Qeveria dhe shumica parlamentare morën dje në goditje të fortë pas akuzave të ashpra të ministrit në largim të Drejtësisë, Ylli Manjani.
Ai sulmoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij, duke i akuzuar edhe për veprimtari antikushtetuese, shkruan gazeta Shekulli.