Lajmet e fundit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka nisur mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor me debate të ashpra lidhur me kërkesën e kryeministrit Isa Mustafa për të informuar parlamentin në një seancë lidhur me marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel, njofton Klan Kosova.
Përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar me ngulm mundësinë për t`i shfuqizuar marrëveshjet, ndërsa LDK-ja e ka përkrahur idenë që kryeministri të raportojë në seancë e ardhshme për këto ujdi.
Kjo mbledhje akoma po vazhdon.