Seanca e ardhshme Parlamentar është të enjten me nëntë shkurt dhe në këtë seancë parlamentar janë 23 pika në rendin e ditës, por shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se duhet të zhvillohet një debat i gjerë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Do të ketë një debat parlamentar për çështjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ku deputetët do të mund të shfaqin pikëpamjet e tyre se si duhet të veprohet me ketë çështje”, pohoi Lekaj.
Deputeti i AAK-së ka folur edhe për rrënimin e murit në veri. Ka thënë se ai nuk duhet tash pas rrëzimit të zëvendësohet me një tjetër.
“Është mirë që muri është rrënuar, por ka shtuar se rezoluta e kuvendit duhet të zbatohet në tërësi e jo që një mur të zëvendësohet me një mur tjetër”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.