Lajmet e fundit

Burrat nga pozita e patën zor me gratë nga opozita.
Të dy palët si përfaqësues të partive politike u ndeshën mes vete në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të hënën kur u vendos që seanca e radhës të mbahet vetëm një ditë më vonëm njofton Klan Kosova.
Pikë e vetme do të jetë raportimi i Kryemnistrit Isa Mustafa për marrëveshjet me Serbinë të arritura më 25 gusht.
Zonjat nga Vetëvendosje, AAK e Nisma, nuk reshtën së kritikuari shefin e Qeverisë për mungesën e tij në seancën e 17 shtatorit.
Madje, kolegia e këtyre të dyjave nga Nisma, kërcënoi nëse nuk i jepet fjala, para Ismet Beqirit.
Por shefi i deputetëve të LDK-së u’a ktheu opozitarëve.
Për qetësi disa herë ftoi edhe kryetari i Kuvendit.
Madje Kadri Veseli, tha se per shkak te këtyre sjelljeve te opozitës, raportimi i kryemnistrit për të martën mund të anulohet.
Veseli pas mbledhjes së Kryesisë tha se opozita po bënë keq me sjelljet e saj dhe se qëllimet i kanë politike.
Kronikë nga Besnik Tahiri.