Lajmet e fundit

Christian Eriksen do të jetë vendimtar për Interin, sipas bashkëlojtarit të tij, Stefan de Vrij në një intervistë për DAZN.
Eriksen u tranferua te Zikaltrit në janar të këtij viti nga Tottenham Hotspur për një shumë prej 20 milionë eurosh.
“Ai mund të bëhet vendimtar dhe unë mendoj që ai do të bëhet i tillë”, ka thënë De Vrij.
“Në stërvitje, e shohim që ai është shumë i fuqishëm dhe ne shpejt do t’i shohim cilësitë e tij të kulluara në fushë”.