Lajmet e fundit

Inter thuhet se ka rënë dakord me Stefan de Vrij për të nënshkruar një kontratë të re dyvjeçare, brenda disa ditësh, pasi ajo aktualja i skadon në fund të muajit.
31-vjeçari ka qenë në Itali që kur u largua nga Feyenoord për Lazio në vitin 2014, më pas u transferua te Interi si lojtar i lirë në verën e 2018.
Kontrata e tij ishte gati të skadonte më 30 qershor, por Sky Sport Italia pretendon këtë mbrëmje se qendërmbrojtësi ka rënë dakord për një marrëveshje të re për të qëndruar në “San Siro”.
Kjo kontratë e fundit pritet të zgjasë deri në qershor 2025.
Qendërmbrojtësi holandez bëri 38 paraqitje konkurruese për Interin këtë sezon dhe kontribuoi me një gol.