Lajmet e fundit

Portieri i Manchester United, David De Gea, është shumë i lumtur dhe krenar që ka arritur ta fitojë Dorëzën e Artë të Premier Ligës për herë të parë në karrierë.
Ai arriti që ta ruajë portën e paprekur për të 18-tën herë këtë stinor në barazimin 0:0 ndaj West Hamit të enjten, dy më shumë se Ederson i Manchester City-t, kur ka mbetur vetëm edhe një javë pa u zhvilluar.
“Është Dorëza ime e Artë e para, andaj jam shumë i lumtur për këtë”, tha De Gea për televizionin e Manchester United pasi u shpërblye me këtë çmim.
“Kjo do të thotë që mbrohemi mirë, garojmë mirë, jam i lumtur për veten dhe për ekipin. Jemi një ekip dhe kjo është mirë për mua dhe ekipin. Jam vërtetë krenar”.