Belgu kompletoi një transferim 55 milionë funtësh në Etihad Stadium gjatë verës, ndërsa tani e pranon se ende është duke u ambientuar me intensitetin e futbollit anglez.
18.12.2015 · përditësuar para 3880 dite1 min lexim
Kevin de Bruyne e ka pranuar se orari i ndeshjeve në Premierligë është shumë i ngjeshur.
De Bruyne ka qenë i pazëvendësueshëm tek Citizens që nga transferimi i tij 55 milionë funtesh nga Ëolfsburgu – ka qenë titullar në 19 nga 23 ndeshjet, duke shënuar nëntë gola dhe dhuruar nëntë asiste.
Por 24 vjeçari që u mbajt në bankë nga Manuel Pellegrini në fitoren e ngushtë ndaj Sëanseas, për t’u inkuadruar kah fundi i ndeshjes, e ka pranuar se Premierliga është shumë intensive.
“Tek Wolfsburg kishim dy, apo dy javë e gjysmë pushim, por jo këtu”.
“Ka qenë e vështirë deri tani sepse kemi luajtur shumë ndeshje. Kur jam në fushë jap atë që kam mundësi, por ndonjëherë jam i lodhur”.
“Për momentin jam mirë dhe mbetet të shihet si do të shkojnë gjërat. Por kurdo që ndjehem i lodhur ia them trajnerit”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.