Lajmet e fundit

Kevin De Bruyne ka thënë se nuk do ta detyrojë skuadrën e Wolfsburg ta shes atë.
Por ka theksuar faktin që nuk mund të injorohen ofertat nga klubet tjera drejt tij.
Raportohet ditëve të fundit se Manchester City është shumë e interesuar që ta ketë belgun ën radhët e veta.
Drejtori sportiv i Wolfsburg Klaus Allofs kishte deklaruar ditë më parë që mund të pranojnë ndonjë ofertë nga klubet tjera, vetëm duke e respektuar lojtarin. Gjersa ditë më parë kishte deklaruar se nuk e kanë në plan që ta shesin atë.
“Kurrë nuk kam qenë lojtar problematik dhe nuk do të fillojë të bëhem i tillë”
“Deri tash nuk kam dëgjuar që ka pasur ndonjë ofertë, natyrisht ato nuk mund të injorohen lehtë. Por në rast se vjen nj e tillë, do të ndalem dhe të shikoj” ka thënë De Bruyne.
Ai i pyetur se cila mund të jetë vlera e tij, është përgjigjur: “Kjo është pyetje shumë e vështirë në futboll, kur duhet të përgjigjeni se sa vleni”
“Para 18 muajve sillej rreth 10 milionë, kurse tash ajo sillet të jetë në mes 50-60 milionë” ka thënë De Bruyne, raporton Goal.com, transmeton Klan Kosova.