Lajmet e fundit

Reprezentuesi belg ka pësuar një lëndim të ligamentit të gjurit që e ka bërë të humbasë një pjesë të këtij sezoni.
27 vjeçari u lëndua gjatë seancës stërvitore të mërkurën, prej ku më pas u pa duke u larguar me paterica.
Ekipi i Manchester City-t do ta dërgojë belgun në Barcelonë, për t`u trajtuar nga doktori Ramon Cugat, i cili trajton shumë nga lojtarët e dëmtuar të klubit.
“Ne mund të konfirmojmë se De Bruyne ka pësuar një lëndim të ligamentit të kolateralit lateral (LCL) në gjurin e tij të djathtë”, thuhet në postimin e City-t në Twitter.
Lëndimi i De Bruyne vjen si goditje për “City-n”, i cili hapi luftën për mbrojtjen e titullit me fitoren 2 me 0 ndaj Arsenal-it javën e kaluar.