Lajmet e fundit

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, ka folur në lidhje me eliminatoret e botërorit“Rusi 2018”.
De Biazi ka përfunduar pushimet e tij dhe shprehet se është gati për të nisur aventurën e re –eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.
Duke folur për emisionin “Tutti Convocati” në “Radio 24”, tekniku italian u shpreh optimist për kualifikimin, ndërsa nuk harroi as batutat për Italinë dhe Spanjën, se cila prej këtyre dy ekipeve do të shkojë në fazën eplay-off-it.
“Pushimet sapo i mbarova, jam gati të rifilloj aventurën e re, e re si mënyrë shprehjeje, me Shqipërinë dhe të shohim se çfarë ndodh në kualifikueset eBotërorit duke pasur parasysh se kemi përballë Spanjën dhe Italinë dhe kualifikohet vetëm një direkt dhe tjetra shkon në play-off.
Të shohim cila nga të dyja kalon në play-off. Si batutë nuk është aq keq, tëshohim se kush mes tyre shkon ne play-off sepse ne kualifikohemi (qesh). Shpresojmë të kemi vazhdimësi”,-tha De Biasi, shkruan Panorama Sport.
Fillimisht Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore me Marokun më 31 gusht në stadiumin e rikonstruktuar “Loro Boriçi”.
Grumbullimi i lojtarëve do të nisë më 29 gusht dhe ndeshja e parë zyrtare e Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit do të luhet ndaj Maqedonisë më datën 5 shtator.