Lajmet e fundit
Strategu italian ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në formacionin të cilin do ta vendosë në fushë përballë Italisë

Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi do të bëjë ndryshime të mëdha në ndeshjen ndaj Italis ëtë premten në mbrëmje.
Strategu italian pritet të luajë me skemën 5-4-1, ku në portë do të luajë Strakosha në vend të Berishës së diskualifikuar, në mbrojtje pritet të rreshtohen Ajeti, Kukeli dhe Veseli, me Hysajn e Agollin të hapur nga krahët.
Në mesfushë do të ketë ndryshime të tjera me Bashën dhe Memushaj të palëvizur në qendër, ndërsa Roshi zhvendoset në të majtë, për t’i bërë vend në të djathtë Lilës.
Sadiku mendohet se do ta nisë nga stoli ndërsa zgjedhje e parë do të jetë Sokol Cikalleshi, që në ndeshjen miqësore të përballë Italisë spikati me lojën e tij të mirë, madje duke goditur dhe shtyllën.