Lajmet e fundit

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu po qëndron në një vizitë zyrtare në Finlandë. Me këtë rast ai u takua me homologun e tij finlandez Juha Spila.
Davutoglu është pritur në rezidencën e të ftuarve të Kryeministrisë nga Spila ku pas shtrëngimit të duarve ata nisën takimin kokë më kokë.
Takimi Davutoglu-Spila thuhet se ka zgjatur afërsisht një orë e gjysëm. Në takim kryeministri turk duke vënë në dukje se ndodhet për herë të parë si kryeministër në Finlandë i shprehu falënderime kryeminsitrit Spila për pranimin e refugjatëve sirianë në vendin e tij.
Pritet që pas takimit Davutoglu-Spila, takimeve mes delegacioneve si dhe pas drekës së punës të mbahet një konferencë e përbashkët për media.