Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit Isa Mustafa, ka zhvilluar një takim, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, me homologun e tij turk, Ahmet Davutoglu.
Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi dhe ministri Bekim Çollaku shefi i qeverisë kosovare , e njoftoi homologun turk për të arriturat në Kosovë, në shumë fusha.
Mustafa kërkoi mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
Ndërkaq, kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, vlerësoi të arriturat në Kosovë, si dhe maturinë dhe vizionin e dëshmuar nga Kosova në proceset e fundit që lidhen me bashkëpunimin rajonal.
Shefi i qeverisë turke po ashtu shprehu përkrahje të fuqishme për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, si dhe në hapat e tjerë që lidhen me fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, transmeton Klan Kosova.