Los Angeles Lakers i është dhënë një goditje dërrmuese pasi konfirmoi se superylli Anthony Davis do të jetë jashtë “në kohë të pacaktuar” me një dëmtim në këmbën e tij të djathtë.
Davis fillimisht pritej të humbiste përafërsisht një muaj aksion pasi pësoi dëmtimin kundër Denver Nuggets të shtunën e kaluar, megjithatë afati kohor tani është zgjatur.
“Pas konsultimeve të gjera me mjekët e ekipit dhe specialistët e jashtëm, u konstatua se Anthony Davis ka një dëmtim në këmbën e tij të djathtë”, tha Lakers në një deklaratë.
“Davis do të jetë jashtë për një kohë të pacaktuar. Përditësime të mëtejshme do të sigurohen kur të jetë e nevojshme”.
29-vjeçari e lwndoi veten nw ndeshjen ndaj Denver Nuggets, ku ishte larguar nga parketi.
Ai nuk ka luajtur që nga ajo ndeshje. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.