Lajmet e fundit

David Cassidy është në “gjendje kritike” pasi u dërgua në spital tre ditë më parë.
Këngëtari 67-vjeçar është aktualisht në koma, tha një burim për TMZ, transmeton Klan Kosova.
Cassidy thuhet se ka nevojë për një transplantim të mëlçisë ose mund të vdesë së shpejti. Ai po vuan nga dëmtimi i organeve dhe gjithashtu nga një sëmundje në veshka, shkruan TMZ.
David, i cili është babai i aktores Katie Cassidy, ka familjen e cila po i qëndron afër në spital.