Lajmet e fundit

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, i ka dërguar telegram Presidentes së Kosovës Atifete Jahjagës për t’ia uruar festën e Bajramit të Madh.
Ai e ka uruar Presidenten Jahjaga personalisht dhe gjithashtu mbarë Kosovën.
“Urime festën e Bajramit. Dëshiroj përzemërsisht t’ua uroj festën juve, familjes suaj, si dhe mbarë popullit të Kosovës, me dëshirat më të sinqerta për një Fitër Bajram të qetë e të lumtur”, shkruan në urimin e tij kryeministri Cameron.