Lajmet e fundit

David Cameron do të takohet me udhëheqësit e Bashkimit Europian, për herë të parë që nga votimi i Britanisë, për t’u larguar nga BE.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, në një samit të BE-së, do të diskutojë rreth implikimeve të votimit Brexit dhe rrugën që e pret në të ardhmen.
Udhëheqësit gjermanë, francezë dhe italianë, thanë të hënën se nuk mund të jenë bisedime formale apo jo formale mbi daljen e britanikëve nga kjo fazë.
Ndërkohë, Sekretari i Shëndetësisë Jeremy Hunt ka bërë thirrje për një referendum të dytë në lidhje me kushtet e largimit të Mbretërisë së Bashkuar.
Ai tha se procesi i tërheqjes duhet të vonohet deri pak para zgjedhjeve të ardhshme - do të thotë një vonesë deri pas 2022 në rastin më të parë, përcjellë Klan Kosova.
Ai është ministri i parë i kabinetit që bëri thirrje publike për diçka të tillë.