Lajmet e fundit

Kolapsimi i Libisë, që ka sjellë krizën e refugjatëve dhe rritjen e fuqizimin e ISIS-së, po cilësohet si faji i kryeministrit britanik David Cameron, i cili intervenoi në Libi për ta rrëzuar Kolonelin Gaddafi, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Sipas një raporti të realizuar nga deputetët britanikë, në vitin 2011 ushtria nuk u soll me inteligjencë dhe nuk kishte asnjë strategji për tu përballë me periudhën pas largimit të diktatorit.
Rezultatet ishin kolapsi ekonomik dhe politik, luftë tribale, kriza të refugjatëve, abuzim me të drejtat e njeriut dhe ngritja e Shtetit Islamik në Afrikën Veriore.
Komiteti për Punë të Jashtme ka konkluduar: “Përmes vendimit të tij në Këshillin Nacional të Sigurisë, ish kryeministri David Cameron ishte përgjegjës për dështimin që të përpilohet një strategji koherente për Libinë”, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Ky verdikt i parlamentit vjen vetëm një ditë pasi Cameron papritmas njoftoi se do të largohet nga westminister menjëherë, duke e thyer edhe premtimin se do të rrinte si deputet i parlamentit.