Lajmet e fundit

I ndjeri David Bowie do të kujtohet në Q Awards të këtij viti, pasi albumi i tij “Blackstar” është nominuar për “Albumin më të mirë”.
Albumi i fundit i këngëtarit - i cili eksploron tema të sëmundjes, vdekjes dhe qiellit, u publikua në janar, për ditëlindjen e 69-të të yllit, dhe vetëm tri ditë para se të vdiste nga kanceri, transmeton Klan Kosova.
Bowie është kundër Coldplay për albumin e tyre “Up and Up” si dhe kundër 1975 për “I Like It When You Sleep, For You Are So Beautiful Yet So Unaware Of It.
Të nominuar për albumin më të mirë, janë edhe Bastille për “Wild World” dhe këngëtarja franceze Christine And The Queens për “Chaleur Humaine.”.
Ceremonia, e cila do të mbahet në Londër në natën e mërkurë, do të dhurojë edhe disa çmime të tjera, duke përfshirë “Videon më të mirë”, dhe “Artistin më të mirë”.