Lajmet e fundit

Ylli vizionar britanik i muzikës Rock, David Bowie, është nderuar me ikonën e çmimit të pas vdekjes në ceremoninë muzikore BRIT Awards, e cila është mbajtur mbrëmë në Londër, vetëm një muaj pas vdekjes së tij.
Fillimisht ai është përkujtuar nga këngëtarja britanike Annie Lennox, më pas nga miku i tij , aktori Gary Oldman, i cili e mori çmimin në emër të Bowie.
“Bota humbi një artist me talent të jashtëzakonshëm”, ka thënë Oldman. "Ai ishte definicioni dhe mishërimi i gjallë i fjalës së njohur “Ikonë”.