Lajmet e fundit

Ish anëtarja e grupit Spice Girls, njëherit dhe dizajnuesja e njohur e modës, Victoria Beckham, sic duket sot ndjehet më se e lumtur për familjen që ajo gëzon.
Kjo ngase bashkëshorti i saj David Beckham, sot feston ditëlindjen e tij, njofton Klan Kosova.
Beckham, sot ka mbushur 41 vjet, ndërkohë që tashmë ka pranuar edhe dhurata të ndryshme nga bashkëshortja e saj Victoria e cila padyshim nuk ka gabuar në zgjedhje.
Përmes rrjetit social Instagram, Victoria në profilin e saj, ka publikuar një fotografi të bashkëshortit, teksa shihet i rrethuar me disa dhurata, njofton Klan Kosova.
Pikërisht në këtë ditë të veçantë, Victoria i dedikoi edhe një urim, teksa e quajti bashkëshortin tejet të mrekullueshëm e duke treguar që janë të gjithë një familje e bashkuar.