Lajmet e fundit

David Beckham ka bërë të ditur se ai dhe gruaja e tij Victori Beckham, e kanë nën kontroll instagramin e djalit të tyre 16 vjeçar Brooklyn, transmeton Klan Kosova.
Futbollisti e ka pranuar se ata e monitorojnë rrjetin social të të birit të tyre tinejgjer, i cili tashmë ka arritur që të ketë 4 milionë ndjekës.
“Është e vështirë për shkak se djali ynë 16 vjeçar Brooklyn, ka 4 milionë ndjekës në instagram”, ka thënë David për ABC, transmeton Klan Kosova.
“Ne kontrollojmë gjithçka që ai poston, gjithçka që bën dhe të njëjtën gjë e bëjmë edhe me fëmijët e tjerë”.
Por ish-lojtari i Manchester United gjithashtu ka thënë se Victora është ajo që është shumë strikte me fëmijët.
Duke folur për atë se çka duan të bëhen fëmijët e tij kur të rriten, David e ka pranuar se ai nuk mund t’i ndalojë ata që t’i ndjekin pasionet e tyre në jetë – edhe nëse kjo nënkupton që futbolli s’do të jetë karriera e tyre.