Lajmet e fundit

Grindjet konstante mes çiftit të famshëm Beckham po kërcënojnë shkatërrimin e martesës së tyre, raporton Mirror, transmeton Klan Kosova.
Çifti –David Beckham dhe Victoria Beckham – herën e fundit ata janë parë bashkë gjatë hapjes së dyqanit të saj të parë të veshjeve në Londër.
Burime të afërta të tyre thonë se ata po kalojnë gjithnjë e më pak kohë me njëri tjetrin dhe po udhëtojnë nëpër botë me projekte të ndara.
Ata janë parë në Londër duke debatuar ashpër e duke i ngritur zërin njëri tjetrit.
Dikush nga miqtë e tyre ka thënë se “prapa skenave kur ata paraqiten së basku e duken të lumtur, ka shumë tension. Victoria është shumë e lodhur dhe e stresuar nga puna e tepërt, përderisa David po kalon kohë relaksi tani që është pensionuar”.
“Ata shpesh kanë momente të vështira bashkë dhe shumë tension të cilin e manifestojnë duke i bërtitur njëri tjetrit. Ajo që i mban të bashkuar e të fortë janë fëmijët e tyre. Edhe Victoria edhe David janë prindër briliantë”.