Lajmet e fundit

Ish futbollisti i Real Madridit, David Beckham, nuk heziton asnjëherë ta tregojë dashurinë që ka për 4 fëmijët e tij.
Pak më shpesh për të voglën, vajzën Harper, por këtë radhë një vend në fotografinë e ditës në instagramin e tij e ka rezervuar për djalin më të madh, Brooklyn Beckham.
“Dicka më thotë që e dua shumë këtë djalë jo më aq të vogël. Ai është rritur dhe është bërë një gentleman, e po ashtu edhe parner i hiking. Të dua djalosh”, ka shkruar David në përshkrimin e fotografisë në profilin e tij në instagram.
Imazhi i David dhe të birit, transmeton shumë dashuri.
Beckham dhe gruaja e tij Victoria Beckham, kanë 16 vjet të martuar dhe kanë 4 fëmijë bashkë.
Djemtë Brooklyn, Romeo dhe Cruz dhe vajza më e vogël, 4 vjecarja Harper Beckham.