Lajmet e fundit

Rok-ylli amerikan Dave Grohl e ka kënduar, bashkë me vajzën e tij, Violetën, këngën e të ndjerës, Amy Winehouse, Take The Box.
Vokalisti i bendit Foo Fighters ka punuar me producentin Greg Kurstin, për t'i kënduar tetë këngë të artistëve hebrenj për tetë ditët e Festivalit të Dritave.
Ky është koveri i pestë, por i pari i realizuar me një performuese tjetër, si dhe me dy këngëtarë përcjellës.
Mediumi NME ka shkruar që vokali i saj i ngjan shumë atij të Winehouse.