Lajmet e fundit

Thashethemet që u përhapen se Dove Cameron dhe Thomas Doherty janë ndarë, nuk po dalin të jenë të vërteta.
Aktorja 22-vjeçare shkroi në Twitter të hënën pasdite për t’ju thënë disa fansave se i kanë keqinterpretuar disa nga postimet e saj, transmeton Klan Kosova.
“Thomas dhe unë jemi mirë. Jo nuk jemi ndarë, ne jemi ende së bashku. Ne jemi të çmendur në dashuri dhe më mirë se kurrë. Ju lutem ndaloni me spekulime kur nuk keni absolutisht asnjë bazë”, shkroi Dove.
Dove dhe Thomas janë në lidhje që një vit e gjysmë.