Lajmet e fundit

I ftuar në Info Magazine sot është deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, me të cilin është duke u diskutuar për bllokadën politike.
Haradinaj ka folur për protestën e 9 janarit dhe veprimet e dhunshme të disa personave që ishin pjesëmarrës të asaj proteste.
“Disa individë në shenjë revolte kanë bërë veprime të dhunshme, mirëpo nuk ka qenë qëllim i përbashkët të eskalojë protesta”.
Mirëpo sipas tij ajo që duhet të jetë në qendër është pjesëmarrja masive e qytetarëve, e jo dhuna nga disa persona.
“Nuk është shumë e rëndësishme ajo që ndodhi, mirëpo është pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në protestë”.
“Jemi munduar në të gjitha format ta bindim pushtetin se marrëveshjet me Serbinë e Malin e Zi janë të këqija”.
Ai ka thënë se protesta e 17 shkurtit do të jetë paqësore.
“Pakënaqësia e qytetarëve po rritet, nuk po zvogëlohet dhe kjo duhet trajtuar nga qeveria, sepse jo rastësisht atë ditë protestuesit reaguan në atë mënyrë”.
“ Protesta e radhës do të jetë gjithë-popullore por e qetë, me mesazhe politike për qeverinë”.