Daut Haradinaj, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se projektligji që kaloi sot në Kuvend për ndryshimet në ligjin e veteranëve është i kundërligjshëm.
“Ky ligj është kontrabandë. Kuvendi e votoi gjatë ditës tre herë. Është i kundërligjshëm. Njerëzit që e kanë sponsorizuar këtë ligj vazhdojnë t’i përçajnë disa kategori të luftës”.
Këto komente Haradinaj i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovës, pas kohë pas në Kuvend kaloi ky projektligj.
“Këta e kanë kategorizuar ligjin në tri kategori. Kjo për mendimin tim është dëm që shkaktohet. Është gabim fatal që këta e kanë bërë. Nga kjo shoqata e veteranëve kanë rënë pre dhe janë mashtruar”.
“Nuk mund të kategorizohen ata që kanë qenë pjesë e luftës dhe kanë dashtë ta japin jetën”.
“Ky ligj është bërë që të nxirren nja 100 vetë që në 91 kanë qenë pjesë e UÇK-së. Por në 91-tën nuk ka pasur UÇK”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.