Lajmet e fundit

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, tashmë ka prezantuar projektin e parë për kryeqytetin ku thotë se "Hyjnesha e Prishtinës" përveç simbolikës dhe vlerave estetike do të jetë edhe pika kryesore për të rinjtë.
Tutje, Haradinaj thotë se në këtë hapësirë do të funksionojë Qendra dhe Akademia Inovative, transmeton Klankosova.tv.
"Të rinjtë kreativë, artistë dhe njerëz me ide do të kenë mundësi që të krijojnë, mësojnë dhe të kontribuojnë në një hapësirë të dinjitetshme", ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.