Lajmet e fundit

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, e përkrah peticionin e Plisave, për vendosjen e shtatores së heroit Adem Jashari në Prishtinë.
Haradinaj tha se vonesat dhe neglizhencat në nderim të figurave tona heroike të luftës së fundit, me mosvendosjen e tyre në sheshet kryesore të Prishtinës, shpërfaqin joseriozitet ndaj trashëgimisë tonë historike e kombëtare.
"Përkrahi fuqishëm peticionin e Plisave për vendosjen e shtatores së heroit tonë, Adem Jashari në Prishtinë. Vonesat dhe neglizhencat në nderim të figurave tona heroike të luftës së fundit, me mosvendosjen e tyre në sheshet kryesore të Prishtinës, shpërfaqin joseriozitet ndaj trashëgimisë tonë historike e kombëtare. Ne sot kujtuam heronjtë Bytyqi për të cilët po ashtu nuk u realizua nisma për një memorial kujtimi për ta".
https://klankosova.tv/plisat-me-peticion-kerkojne-vendosjen-e-shtatores-se-adem-jasharit-ne-prishtine/