Lajmet e fundit

Deputeti nga radhët e AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se janë për "keqardhje veprimet e këtij pushteti diktatorial"
Sipas tij, arrestimi i deputetit dhe njërit prej figurave kyqe të UÇK-së, Rexhep Selimi, është veprim i një shteti policor.
"Kjo nuk e dobëson Rexhën, përkundrazi, e forcon atë. Kjo e tregon fytyrën e vërtetë të këtij pushteti se deri ku është i gatshëm të shkon vetëm për të ruajtur karrikat që kanë" ka shkruar ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.