Lajmet e fundit

Këshilli i Prindërve bashkë me nxënësit e shkollës “Daut Bogujevci” në FushëKosovë kanë protestuar për të tretën herë para kësaj komune.
Ata kërkuan që nxënësit e kësaj shkolle të zhvillojnë mësimin në objektin e ri shkollor i cili edhe është ndërtuar për ta.
Kjo pasiqë 1200 nxënësit e shkollës “Mihal Grameno”, janë bartur përkohësisht në këtë objekt të shkollës , për shkak të numrit të madh të nxënësve që kishte kjo shkollë me tri ndërrime ku edhe pritet të qëndrojnë deri në ndërtimin e objektit të ri të tyre, njofton Klan Kosova.
Nga drejtoria komunale e Arsimit kanë deklaruar se kërkesa e protestuesve do të realizohet në momentin kur të përfundojë kati i parë i shkollës "Daut Bogujevci" në të cilin janë duke u bërë punime.
Nga ana e tyre, protestuesit theksuan se do të vazhdojë me bojkot të mësimit të nisur tre javë më parë deri në realizimin e kërkesave të tyre.