Lajmet e fundit
Joseph Daul, kryetari i Partisë Popullore Evropiane, i është drejtuar me një mesazh kryetarit aktual të LDK-së, Isa Mustafa dhe gjithë anëtarëve të Kuvendit të ri zgjedhor të LDK-së, duke ua transmetuar porosinë që të rrinë të unifikuar dhe të kenë lidership të fortë.

Daul ka thënë se alternativa që kanë anëtarët e Kuvendit të LDK-së në mes të kandidatëve për kryetar, tregon se kjo parti ka nivel të zhvilluar të debatit dhe demokracisë së brendshme.
Në porosinë që ia dërgoi LDK-së ai thotë se reformat ekonomike, sundimi i plotë i ligjit, gjyqësia e pavarur dhe lufta kundër korrupsionit nuk duhet të ndalen.
Dahl është deklaruar i bindur se Kuvendi Zgjedhor i LDK-së do ta bëjë zgjedhjen e duhur të kryetarit të tyre.