Lajmet e fundit

Është e lehtë të mendohet për Franc Kafkan si beqar dhe po ashtu shkrimtar aseksual. Në veprat e tij mund të vërehet një mungesë e erotizmit.
Ka një detaj prominent biografik për Kafkan, ai kishte shumë frikë nga i ati i tij dhe kjo gjë ka ndikuar që ati të mbetet infantil.
Por pavarësisht ndikimit që i ati i tij ka pasur në formimin e tij si njeri dhe pavarësisht mungesës së romancës në veprat e tij, Kafka gjatë jetës së tij ka pasur lidhje me dy gra – me të fejuarën Felice Bauer dhe gazetaren çeke Milena Jasenska.
Këto lidhje ishin të torturuara me dëshirën e shkrimtarit që t’i shmangë ato. Lidhja e tij me Felice është bërë pothuajse tërësisht me anë të letrave, dhe korrespodenca e tij personale me të dyja gratë është publikuar në dy volume nga Schocken Books.
Në mars të vitit 1914, në një letër drejtuar të dashurës së tij Felice, Kafka flet për mundësinë e një martese. Bauer siç duket e kishte pyetur shkrimtarin nëse mund ta gjejë mbështetjen e përjetshme tek ai, dhe Kafka i është përgjigjur se nuk ka diçka definitive që mund të them për martesë.
“Informatën e saktë të cilën ti e do nga unë më e dashura ime Felice, nuk mund të ta jap. Në përgjigjjen e pyetjes që t’i më bëre, un mund vetëm të të them se të dua, jashtë kufijve të forcës time, dhe në këtë aspekt mund të më besosh plotësisht. Por për më shumë, un nuk e njoh as veten plotësisht. Surprizat dhe zhgënjimet për veten time, do të na ndjekin deri në një vazhdimësi të pafundme”.
Kafka i shkruante edhe të dashurës tjetër, gazetares Milena Jasenska. Në vitin 1917, pas diagnostifikimit me tuberkuloz, ai e kishte prishur fejesën me Felice Bauer.
Në vitin 1920 ai e kishte filluar aferën me Jesenskan.
Përgatiti: Klan Kosova.