Lajmet e fundit

“Dashni” e Majkut duket se ka arritur një rekord të ri.
Kënga e lansuar kohë më parë nga reperi i njohur kosovar ka arritur të marrë më shumë se 9 milionë klikime.
Edhe vetë këngëtari duket se është krenuar me këtë këngë duke postuar në llogarinë e tij në Instagram.
“9 milionë” ka shkruar vetë ai, transmeton Klan Kosova.
“Dashni” erdhi pas hitit “Sjena Mo” që ishte në bashkëpunim me Getoar Selimin e që ndryshe mund të cilësohet si një nga hitet më të mëdha të vitit që po e lëmë pas.