Lajmet e fundit

“Dashni” e Majkit duket se është hiti më i ri në skenën muzikore.
Kënga e reperit të njohur është njëra ndër këngët më të dëgjuara ditëve të fundit derisa vetë kënga e sjell Majkin më ndryshe dhe në treg është një frymë ndryshe.
E se kjo këngë po dëgjohet e vërtetojnë edhe shikimet në Youtube ku Majki ka arritur mbi 2 milionë klikime për 5 ditë, transmeton Klan Kosova.
Duket se ky është një tjetër sukses i këngëtarit pas hitit veror “Sjena Mo” që ishte në bashkëpunim me Getoar Selimin.