Në rubrikën auto, si çdo javë edhe kësaj jave kemi vetura në studio. Kësaj here erdhi Dashmir Terzija nga Tetova, Honda CRX, viti 1988.
Ndonëse ky model është modeli i dytë i prodhuar nga Honda, Terzija na tregon se është një veturë shumë e lehtë për t’u menaxhuar, makinë e cila nuk di konceptin e riparimit, sepse është vështirë të kesh problem me të.
Në rast të nevojës për riparim, disa nga pjesët e saj mund të jenë vështirë të gjetura, dhe kujdesi duhet të jetë i shtuar në teren të caktuar, ndër të tjerash, kjo makinë tregon potencial të fuqishëm.
https://www.youtube.com/watch?v=yabZF2sF4dk
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.