Lajmet e fundit

Sipas raportit te Departamentit te Shtetit Amerikan, Kosova është vend-burim dhe destinim për burrat, gratë dhe fëmijët, që përdoren për qëllim të trafikimit për seks dhe punë të detyruar, përfshirë edhe në industrinë e restoranteve, transmeton Klan Kosova.
Shumica e viktimave të trafikimit në Kosovë janë vajza, ndërsa përveç atyre nga Kosova grupet kriminale ne Kosovë detyrojnë në prostitucion edhe gra nga Shqipëria, Moldavia, Rumania, Serbia dhe vende tjera evropiane. Gratë dhe vajzat janë viktima të trafikimit seksual në shtëpi dhe apartamente private, klube të natës dhe sallone masazhi. Trafikantët u ofrojnë punësim si valltare dhe këngëtare në restorante – dhe nganjëherë premtime të rreme për martesë – por pastaj i detyrojnë viktimat për trafikim seksual.
Ne raportin e lartpërmendur theksohet përdorimi I medieve sociale për rekrutimin e viktimave, qe vazhdimisht është ne rritje, si dhe detyrimi fëmijëve nga Kosova dhe vendet fqinje te kërkojnë lëmoshe. Ndërsa viktimat e identifikuara te trafikimit seksual, nen moshën madhore, shfrytëzohen si valltare dhe shoqërim (eskortë).
E sipas DASH, krime te trafikimit mundësohen përmes korrupsionit qeveritare, përderisa këtë vit janë identifikuar më pak viktima dhe janë ndjekur penalisht më pak të dyshuar sesa vitin e kaluar.
Korrupsioni qeveritar, sipas DASH-it, krijon një ambient që mundëson disa krime trafikimi. DASH në këtë raport thotë se disa policë, punëtorë të ministrisë së Punës dhe zyrtarë tjerë qeveritarë janë akuzuar apo dënuar për krime të trafikimit.
“Qeveria e Kosovës nuk plotëson plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit; megjithatë, është duke bërë përpjekje të dukshme në këtë drejtim” thuhet në raport.
“Dënimet kanë rënë në nivelin më të ulët në pesë vjetët e fundit dhe gjykatësit kanë dhënë dënime të buta ndaj trafikantëve të dënuar. Për më tepër, përderisa zyrtarët bashkëfajtorë përballeshin me veprime administrative për përfshirje në krime të trafikimit, gjykatat formalisht i lironin ata nga akuzat për trafikim” thuhet në raportin e DASH.
Në këtë raport gjithashtu janë paraqitur rekomandimet për qeverinë.