Grupi i tifozëve të Kombëtares së Kosovës “Dardanët” kanë ftuar të gjithë përkrahësit të marrin pjesë në Marshin “Drejtësi, jo politikë”.
Në një njoftim të lëshuar nga ky grup, theksohet se ata do të marshojnë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, transmeton Klankosova.tv.
“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë. Andaj, në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e ushtrisë që na solli lirinë, ju ftojmë të gjithëve pa dallim, nga secili qytet, që me 17 shkurt t'i bashkëngjitemi marshit për "Drejtësi, jo politikë”, thuhet më tej në njoftimin e grupit të tifozëve.
Ky marsh, i organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë nga ora 14:00.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.