24.03.2017 · përditësuar para 3418 dite1 min lexim
Tifozët e përfaqësueses së Kosovës tashmë të mirënjohur si “Dardanët”, para se të niseshin për “Loro Boriçi” të Shkodrës për ta mbështetur Kosovën në ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Islandës, kishin një stacion në Kosovë.
“Dardanët” erdhën në amfiteatrin e hapur rishtazi të Klan Kosovës për të dëgjuar muzikë klasike, por ata u befasuan nga një koreografi e përgatitur që u ekzekutua prej disa personave që po qëndronin ulur me tifozë.
Në fakt “Dardanët”, pa dijeninë e tyre, ishin duke u xhiruar për të qenë pjesë e një reklame të një prej kompanive bankare që operojnë në Kosovë.
Një pjesë të atmosferës së kësaj çfarë ngjau në Klan Kosova me “Dardanët” mund ta shikoni këtu;
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.